Politikë

I ftoj të gjithë të verifikojnë! Agron Shehaj konfirmon pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit

I ftoj të gjithë të verifikojnë! Agron Shehaj konfirmon

Deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka konfirmuar këtë të martë që do të jetë pjesë e Kuvendit Kombëtar të datës 11 Dhjetor, që do të organizohet me nismën e ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe jo në atë të datës 18 Dhjetor.

Në kundërshti ndaj kreut aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, kundët të cilit garoi edhe për drejtimin e entit politik, Shehaj tha se gjykoi se aty ishin të gjitha firmat e nevojshme për të thirrur organin më të lartë të PD.

Më herët gjatë ditës së sotme, demokrati shkoi të zyrat e Edi Palokës ku kërkoi të verifikonte 4200 firmat e delegatëve të PD-së për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Menjëherë pas këtij veprimi, reaguan degët 5 dhe 7 të PD në Tianë duke e akuzuar Shehajn se të gjithën e kishte bërë për një show mediatik dhe për të fituar vëmendje dhe protagonizëm.

Në përgjigjie të këtyre akuzave, Shehaj i ftoi mosbesuesët për vërtetësinë e firmave të mbledhura të shkojnë dhe t’i verifikojnë ato.

“Shkova per te pare si ishte konkretisht situata. 98% konfirmuan se firma është e tyre dhe se kanë firmosur. Nuk kontaktova dot me te gjithe. Fola me mbi 100 delegatë. Sipas numrave që pashëe janë 56% e delegatëve të degës 7 dhe 58% të degës 5 kanë firmosur për kuvendin e datës 11. Këto numra tregojnë qartë se kuvendi i datës 11 është legjitim. Unë jam i detyruar të shkoj, sepse nëse demokratët vendosin, unë absolutisht do të shkoj.

Nuk kam asnjë koment. Unë bëj detyrën time për të parë nëse janë apo jo firmat. Kush mendon se unë nuk bëj punën time atëherë është mendimi I tyre. Unë I ftoj të gjithë kushdo që do të verifikojë të vërtetën të shohë. Do shkoj në Kuvendin e datës 11 dhjetor sepse gjykova se aty ishin të gjitha firmat e nevojshme për të thirrur organin më të lartë të PD”, tha Shehaj.

Tiranapost.al