Politikë

“I ka thënë ambasadores se na ka vendosur përgjues”/ Basha reagon pas deklaratave të Berishës: Sa poshtë ke rënë

“I ka thënë ambasadores se na ka vendosur përgjues”/

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të Berishës në foltoren me anëtaret e Lidhjes së gruas. Ish-kryeministri është shprehur se Basha i kishte kërkuar ambasadores amerikane Yuri Kim gjatë takimit në zyrën e tij të bisedonin jashtë pasi Berisha i kishte vendosur përgjues në zyrë.

Me anë të një postimi në Twitter Basha shkruan:

E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale.

Më herët Berisha është shprehur:

“Kur ky i pabesë dhe i padinjitet, dhe u garantoj se do të mësoni gjëra të pabesueshme për pabesitë e tij të turpshme por nuk është koha të harxhojmë kohë me të. Ky zotëri deklaronte të gjitha gafat e tij mi ka imponuar Sali Berisha.

Burime tërësisht amerikane dhe zyrtare më informonin mua se ky i thotë ambasadores “të dalim nga zyra se më ka futur Berisha regjistrues, të dalim të bisedojmë jashtë”. A mund të imagjinoni një gjë të tillë?” tha Berisha

Tiranapost.al