Politikë

Celibashi: Do ketë verifikime të pajisjeve, kush ka votuar më shumë se 1 herë do ndëshkohet

Celibashi: Do ketë verifikime të pajisjeve, kush ka votuar më

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi me anë të një deklarate për mediat ditën e sotme ka njoftuar se do të verifikohen pajisjet elektronike për të verifikuar në rast se ndonjë qytetar ka vendosur gishtin në pajisjen e identifikimit më shumë se një herë, pra duke tentuar votën e shumëfishtë.

Në rast se një gjë e tillë evidentohet, Celibashi ka bërë me dije se do të ketë ndjekje penale.

“Qëllimi i pajisjes ishte të regjistronte gjurmët e gishtave të votuesve, ata të cilët kanë dashur ta provojnë për sport e kanë vendosur gishtin disa herë në pajisje do të evidentohen qartësisht dhe do të japin llogari para organeve. Ata të cilët kanë thënë që pajisja nuk ka funksionuar pajisja ka funksionuar shumë mirë. Qëllimi ka qenë të evidentonte shenjat e gishtit të votuesve. Duhet të shohim numrin total të personave që kanë shënuar më shumë se një herë në këto pajisje, ky numër në raport me raport me rezultatin do të ketë një shqyrtim nga KQZ.

Ata persona do të duhet të japin shpjegime, do hetohet dhe verifikohet. Ka pasur raste dhe shumica e rasteve i përket gjurmës së gishtave të operatorëve, ndoshta jo mirë të trajnuar kanë menduar se nuk do ishte problem nëse e vendosin gishtin disa herë. Nëse do të jetë kështu do të jemi të rastit të janë problem teknik, por me siguri absolute mundet të themi se në rastet kur dikush tjetër e ka vendosur gishtin në më shumë se 1 herë është i detyruar të japi shpjegime, sa më shumë video të tilla të shfaqen aq më shumë do të ndihmojnë hetimin.”- ka thënë mes të tjerash Celibashi.

Tiranapost.al