Politikë

Ilir Beqaj merr postin e rëndësishëm në qeveri

Ilir Beqaj merr postin e rëndësishëm në qeveri

Ish-deputeti socialist Ilir Beqaj ka marrë një detyrë të re në qeveri. Beqaj do të drejtojë Agjencinë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

Ilir Beqaj gjatë fjalës së tij tha se agjencia është krijuar prej tre javësh.

“Agjencia është e re është krijuar prej tre javësh ndërsa unë si drejtues i saj jam sot në ditën e tretë të detyrës. Agjencia nuk e nis nga hiçi. Ky aktivitet tregon për trashëgiminë mbi të cilën do ngrihet agjencia. Ajo është një qasje e kahershme e imja prej 25 vitesh. Jam mësuar të punoj 24/7. Kjo agjenci do të jetë në dispozicion gjatë gjithë kohës.

Sot dua të ndaj me ju dhe një lajm të mirë. Në buxhetin e shtetit të vitit 2022 kemi hapur rrugën e zgjidhjes për komunitetin e donatorëve, atë të rimbursimit të TVSH kur nuk është programuar në kohë buxheti respekti. Buxhetit i shtetit të vitit 2022 mban një fond për këtë gjë”, tha Beqaj.

Tiranapost.al