Politikë

Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg PD-së! Koha kur na përdorte si mburojë ka mbaruar në 9 shtator

Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg
Selia e PD-së i përgjigjet Metës, me një deklaratë ku i kërkon të qëndrojë larg punëve të Partisë Demokratike, duke shtuar se koha kur PD përdorej si mburojë nga ai ka mbaruar në 9 shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha.

“Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha. Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë. Pastrimi i llumit të tranzicionit është mision për çdo demokrat, për çdo qytetar shqiptar dhe është e vetmja rrugë që Shqipëria të ecë përpara drejt të ardhmes europiane", shkruhet në postimin e PD-së.

Tiranapost.al