Politikë

Ilir Meta ende s’ka bërë koment për situatën në PD! Veç nëse quhet i tillë postimi i sotëm nga Dajti

Ilir Meta ende s’ka bërë koment për situatën në

Presidenti Meta nuk ka bërë një koment për situatën politike, dhe kjo nuk përbën precedent. Është në linjën dhe stilin politik të Metës, të reagojë kështu. Ai herë pas here ka dhënë sinjale që pas përfundimit të mandatit do të jetë aktiv në opozitën e vendit. Gjatë fushatës për 25 prillin, më herët kur u dogjën mandatet, ai ka patur disa herë përplasje me Lulzim Bashën duke thënë se “po e detyronte” të linte pallatin presidencial dhe të dilte ai të merrte frenat e opozitarizmit në vend.

Siç nuk kanë munguar mesazhet pro lëvizjes së Berishës.

Me ngjarjen e djeshme, ku mbështetësit e Foltores u kthyen në shtëpi, pa mundur të realizojnë qëllimin e vendosur për të nxjerrë Lulzim Bashën nga Selia e PD, nga Presidenti nuk ka patur asnjë koment apo qëndrim.

Veç shëtitjes së sotme në dëborë në Malin e Dajtit, ndoshta si metaforë. Po metaforat s’janë lajme dhe kanë interpretime të ndryshme.