Politikë

Ilir Meta pas takimit me Ballën: Nuk u konsultova me PS, por me përfaqësuesin e shumicës në Kuvend. Kisha merak se bojkotoheshin zgjedhjet

Ilir Meta pas takimit me Ballën: Nuk u konsultova me PS, por me

Presidenti Ilir Meta u shpreh pas takimit me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën që nuk u konsultua me PS për datën e zgjedhjeve, por me përfaqësuesin e shumicës në Kuvend pasi 'kishte merak' se mund të bojkotoheshin zgjedhjet nga mazhoranca.

Meta tha që data e zgjedhjeve do të jetë 27 shkurti ose 6 marsi.

“Nuk ka pasur ftesë zyrtare për asnjë forcë politike për zgjedhjet e imponuara për shkak të vakancave të krijuara për shkaqe të ndryshme.

Si në KQZ, si në Këshillin e Ministrave, të gjitha vendimet që kam marrë i kam komunikuar te këto institucione si dhe te Gjykata Kushtetuese.

Nuk ka pasur ftesë për PS si parti, e cila normalisht do ti bëhej ose kryetarit që ka edhe angazhime të tjera, ose nënkryetarit.

Ka pasur një ftesë për konsultim me kryetarin e grupit, z.Balla.

Bëhet fjalë për 6 njësi, dhe në gjykimin tim konsultimi kryesor përveç se me ligjin e institucionet zyrtare që kanë kthyer përgjigje, dhe besoj se duhet të jepja një sqarim me z.Balla si përfaqësues i shumicës në Kuvend. Nuk do të donim të kishim debate sidomos me shumicën.

Thashë kush e di shumica nuk hyn në zgjedhje, bojkoton zgjedhjet, por mora garanci nga zoti Balla që kjo nuk do të ndodhë. Kështu që me pak fjalë nuk ka patur konsultim me partinë, por me kryetarin e shumicës në Kuvend që më pas të mos ketë spekulime.

Nuk ka pse të konsultohem me opozitën. Nëse do të konsultohesha me partitë do ta nisja nga hierarkia.

Kisha merak vetëm se do të bojkotoheshin nga mazhoranca. Me opozitën nuk e kam këtë problem.

Data do jetë ose 27 shkurti ose 6 marsi, do lë kohë se bëhet fjalë për zgjedhjet në 6 bashki.” tha Meta.