Politikë

Ilir ti je thjesht Komandant i LSI! Me Kushtetutë kur vendi nuk është në luftë Presidenti nuk komandon askënd

Ilir ti je thjesht Komandant i LSI! Me Kushtetutë kur vendi nuk

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta i cili në konferencë për shtyp tha se është Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Rama ironizon kur thotë se ai është thjesht komandant i LSI: Sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës.

Më tej, kryeminsitri i kujton presidentit Kushtetutën: Sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!

Edi Rama: 

Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk ësntë në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!

Ilir ti je thjesht Komandant i LSI! Me Kushtetutë kur vendi nuk

Presidenti Meta përmendi Forcat e Armatosura pas pyetjes së gazetares: 

Zoti president, doja t'ju bëja një pyetje sa i takon një deklaratë të bërë nga Zoti Basha se ju mund të bëni opozitarin aq sa ai presidentin...A e shihni si një mesazh që ju jep Zoti Basha për të mos ndërhyrë në territorin e tij dhe pyetja e dytë...(ndërpritet)

Presidenti Ilir Meta: 

Mbrojtja e Kushtetutës nuk është territori i askujt, është detyrë e parë e presidentit të Republikës. Dhe në këtë drejtim presidenti nuk është vetëm komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, por ushtar i parë i Republikës. Dhe të duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë, patriotizmin e çdo politikani, por edhe të cdo qytetari dhe ta dinë të gjithë edhe armiqtë e Shqipërisë se do ta marrin përgjigjen atje ku nuk i shkon mendja. Boll i futën duart e zeza këtu, se na bënë gazi i botës.