Politikë

Imazhi i Shqipërisë sot meritë e punës së ministrave të Jashtëm, i pari Ditmir Bushati e deri tek Olta tani

Imazhi i Shqipërisë sot meritë e punës së ministrave

Kryeministri Edi Rama falë stilit të tij ndryshe dhe faktit që është artist ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e mediave të huaja. Ai në një intervistë për Blendi Fevziun para disa muajsh e tha edhe vetë si me humor me gazetarin: Atë që jam brand jam, mos u bëj xheloz.

Por sot në konferencën për shtyp i pyetur për imazhin e mirë të Shqipërisë, dhe disa arritje në arenën ndërkombëtare, Edi Rama me kujdes nxori jo pa qëllim emra dhe tha shprehimisht kështu: Një e vërtetë e madhe që ia vlen të theksohet është që Shqipëria në arenën ndërkombëtare sot është 100% diçka tjetër në raport me atë që ishte. Nëse në të gjitha fushat ne kemi bërë një progres që mund të modifikohet me përqindje, në këtë fushtë është 100%. Jam shumë krenar për këtë. Për punën që kemi bërë dhe jam shumë krenar për të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë punë se nuk është thjesht puna ime. Unë kam dhënë kontributin tim, por është puna e ministrave, duke filluar nga Ditmir Bushati që ka qenë ministri i parë, deri tek Olta që është këtu në krahun tim.

Disa nga arritjet më të mëdha të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare ka qenë psh Presidenca në Këshillin e Sigurisë të OKB-së që Shqipëria e mori në 2 qershor dhe Presidenca e OSBE në 2020.