Politikë

Meloni nga Shëngjini: Nuk ishte Rama shënjestra e mediave tona, italianët i janë mirënjohës qeverisë shqiptare

Meloni nga Shëngjini: Nuk ishte Rama shënjestra e mediave tona,

Nga Shëngjini, kryeministrja Italiane Giorgia Meloni mbrojti edhe njëherë kryeministrin Edi Rama për emisionin në Rai 3, për të cilin tha se nuk është ai shënjestër e sulmeve për marrëveshjen me emigrantët. Ajo shtoi se italianët i janë mirënjohës qeverisë shqiptare për ndihmën.

Meloni: Qeveria shqiptare vetëm e ka ndihmuar qeverinë italianë. Kemi dëgjuar etiketime sikur Shqipëria është narkoshtet. Historia e Shqipërisë ka treguar se ajo ka pasur dëshirën të jete pjesë e BE. Më kujtohet kur në ditët më dramatike nga COVID, qeveria shqiptarë na ndihmoi me 30 mjekë në Lombardi.

Kryeministri Rama u falenderua për këtë, dhe një nga gazetat italiane e titulloi përralla e bukur e kryeministrit shqiptar. Doj t’ju thoja se ne fakt nuk është ai shenjestra, italianët i janë mirënjohës qeverinë, në shenjë të miqësisë. Sot kryeminitri Rama quhet kriminel sepse shumë ka ndryshuar, kur qeveria vendosi të vijojë bashkëpunimin me qeverinë e re shqiptare. Do doja t’i thoja kryeminsitrit Rama, sepse në fakt, nuk është ai shënjestra, italianët e kuptojnë, i janë mirënjohës qeverisë, popullit shqiptar, për të na dhënë një ndihmesë. Kur erdha verën e kaluar në Shqipëri, morëm parasysh disa kritere, disa kushte, sepse meigracioni i jashtëligjshëm është fenomen shqetësues, vendet e BE nuk mund ta përballojnë të vetme. Duhet edhe ndihma e vendeve jashtë BE. Arritëm në realizmin e kësaj marrëveshjeje. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, Shqipëria ka vënë në dispozicion të saj, Italia po kryen punimet për ngritjen e dy qendrave. Do të mirëpresin emigrantët, në Gjadër do të strehohen. Kur e kemi nënshkruar marrëveshjen, dëshiroja të shndërrohej në model për vendet e tjera. Edhe vetë qeveria gjermane këshilloi ndjekjen e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë.Kjo strukturë do të kryejë funksionin e mikpritjes së emigrantëve, ju e dini numrin e madh të klandestinëve të mbërritur në brigjet e Italisë. Emigrantët që janë shpëtuar nga anijet italiane, në Shqipëri nuk do të vijnë gratë shtatzanë, fëmijët. Do të kryhen të gjitha proceduat e kalimit të kufitir, do të kërkojë 28 ditë, do të trajtojë gjithashtu kërkesat për azil, do të kemi përshpejtim të procedurave në rastin kur emigrantët kanë origjinë nga vendet e sigurta. Do të rocojmë procedurat e detyrueshme për BE. Struktura e Gjadrit do të ketë edhe funksion tjetër, ku do të ndalen emigrantët, do të ketë edhe një hapësirë, ku do të mbahen emigrantët e burgosur. Rendi publik, brenda perimetrat e qendrave do të garantohet nga autoritetet italiane.