Politikë

‘Investitori i familjes Berisha më erdhi në zyrë’, Rama ironizon Kryemadhin dhe Bashën: Lady Makbeth dhe Hamletin e shpëtova se te trualli i Teatrit…

‘Investitori i familjes Berisha më erdhi në zyrë’,

Kryeministri Edi Rama ka thënë se kur sihte kryetar bashkie në zyrë i ka shkuar investitori i familjes Berisha dhe i ka propozuar një projekt teatri te piramida, por që nuk u bë.
Gjatë fjalës në kuvend, ai ka ironizuar duke e cilësuar protestën si një shfaqje të Shekspirit,ku Kryemadhi është Lady Makbeth, ndërsa Basha Hamleti.

‘Unë nuk e kam zakon të përdor emra njerëzish, biznesmenesh se nuk jam rrugaç. Vetëm rrugaçët e kan marr foltoreno për emra bizneshmenesh. Ky investitor me një grup gjermanësh erdhën më paraqitën projektin në truallin e Teatrit Kombëtar. Projekti ishte i bukur, një shesh me dyqane, bare dhe restorante, aty ku sot është pishina. Pishina në mes të teatrit ka shërbyer për bretkosat dhe për të larë makinat e aktorëve. U thashë është shumë i bukur, por këtu do të ndërtohet teatri i ri kombëtar. Teatri te piramida mund të bëhet, por nuk është platea, por skena. Por nuk bë as ajo dhe as ai teatri te piramida.

Nuk u bë dhe nuk u harxhuan milliona eurot dhe që Lady Makbeth i sheh në filxhan dhe kur ajo të vij bashkë me Hamletin të jesh apo të mos jesh, nuk do të jenë më.

Rezultati u vu në disa shkallë hekuri dhe për çudi u zhvesh piramida. Keni parë ato lapidarët nëpër rrugë i kemi hequr se ishim i vetmi vend ku në rrugë që gjendeshin lapidar dhe të huajt mendonin se aty ishte bërë lufta dhe përuleshin.

Aty ishte vrarë Gazi që i kishte dhënë më shumë gaz se çduhet makinës së tij. Tani po pyes veten se çfarë kanë bërë këta. Këtu vjen protesta e vërteta me trupin teatrore. Këtu shfaqet një banderol artsitësh, dhe del ai që shfaqet ai në shtëpitë tona. Aty dalin emra si Robert Ndrenika, Gëzim Kame, apo Altin basha  dhe thuhet ‘Jam kundër’.

I madhi Kadri Roshi që sot na sheh nga lart, sot thotë ‘Hë mor qenër’ dhe ju nënqesh se e ka lënë amanet me fjalët e veta. Naim Frashëri i madh u sëmur dhe humbi jetën në atë skenë si rezultat se nuk mundi dot ta vazjddonte’, tha Rama.