Politikë

Ish deputetja e LSI-së që u largua për t'u bashkuar me socialistët

Ish deputetja e LSI-së që u largua për t'u bashkuar me

Ish deputetja e LSI, Ediola Braha është larguar nga partia e LSI-së për t’ju bashkuar PS-së. Ediola Braha është ish deputetja për Tepelenën e cila nuk është e para, por ndoshta as e fundit mes valës së largimeve nga LSI-ja të cilët vendosin të shkojnë dhe të angazhohen në partinë kundërshtare.

Lajmin për largimin e saj nga LSI e ka dhënë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. Nga Facebook-u ku ka postuar foto nga takimi, Çuçi shkruan se s’ka më asnjë dyshim se partia që kryetari i opozitës e ka quajtur “SHPK-ja e tregtarit të Venedikut”, po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe më 25 prill do të marrë goditjen finale.

Që prej vitit 2011 deri në 2019-ën Braha ka qenë kryetare e LSI në Tepelenë, si dhe drejtoreshë në spitalin e qytetit. Ajo ka përfunduar studimet për Gjuhë Angleze në Universitetin e Gjirokastrës dhe më pas për Menaxhim Biznesi tek Universiteti “Kristal”, studime që kanë zgjatur 7 vjet nga viti 2003 deri në vitin 2010.

Largimet nga PS kohët e fundit dhe para fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit nuk kanë qenë të pakta. Të komentuar më së shumti janë ish-ministrat: I Mjedisit Lefter Koka, dhe ish ministri i Drejtësisë Nasip Naço, ish-deputeti Gledian Rehovica dhe ish-drejtorë apo zyrtarë të tjerë lokalë.

Ish deputetja e LSI-së që u largua për t'u bashkuar me

*Tiranapost.al.