Ish-krerët shqiptarë ndodhen në Hagë për të takuar Hashim Thaçin! Ish-Presidentët e Kosovës refuzuan t’u bashkoheshin

E Mërkurë 28 Shtator 2022, 16:35
TiranaPost
Tre ish-presidentët shqiptarë, Alfred Mojsiu, Bamir Topi, Rexhep Mejdani dhe ish-Kryeministri Pandeli Majko, kanë shkuar në Hagë për të vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe krerët e tjerë të UÇK-së. Udhëtimi i përbashkët është iniciuar nga ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.
“Historia nuk mund të rishkruhet. UÇK është krenaria jonë kombëtare”, ka shkruar krahas fotografisë që ka shpërndarë nga Haga këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.
Behgjet Pacolli planifikonte të çonte në paraburgimin e Hagës dhe ish-presidentët e Kosovës, por ftesa është refuzuar nga Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga, shkruan gazeta Express.