Ish-kryebashkiaku italian gjendet i vrarë në oborrin e shtëpisë

E Martë 28 Qershor 2022, 10:40
TiranaPost
Ish-kryebashkiaku i Corte Palasio, një qytet italian, është gjetur me fytin e prerë në oborrin e shtëpisë, gjë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ka qenë fqinjët e tij që e gjetën, pasi dëgjuan ulërima për ndihmë.
Repanati ishte i njohur në qytet: ai kishte qenë kryetar bashkie nga viti 2004 deri në 2009 në Corte Palasio.
“Ishte njeri i mirë, jetoi deri para disa kohësh me nënën e moshuar që ndërroi jetë”, thonë disa bashkëqytetarë të cilët e kujtojnë edhe për besimin e fortë të krishterë.