Politikë

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, thirret në SPAK

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, thirret në SPAK

Ish- Ministri i Financave, Shkëlqim Cani është paraqitur sot nga SPAK.

Pas daljes nga Institucioni anti-korrupsion ai refuzoi të komentonte për mediat pse ishte thirrur në SPAK ku qëndroi afërsisht dy orë.

I pyetur nga gazetarët nëse ishte thirrur për inceneratorët, ai e mohoi duke u shprehur se është i gatshëm të tregojë të vërtetën nëse e thërrasin.

“E di shumë mirë se çfarë kam firmosur (për inceneratorët). Se çfarë ka shkruar dhe firmosur e di shumë mirë. Pyeteni SPAK se kur do të më thërrasë dhe a do më thërrasë. Kam kaluar aq shumë gjëra në jetë sa nuk më bën më përshtypje. Jam i gatshëm të më thërrasin dhe të them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Nga SPAK drejtësi dhe ligj”, tha Cani.