Politikë

Ja ministrat e preferuar të shqiptarëve sipas gjinisë dhe moshës

 Ja ministrat e preferuar të shqiptarëve sipas gjinisë dhe

Sondazhi i Euronews dhe MRB ka publikuar nivelet e pëlqyeshmërisë që ka publiku për ministrat e qeverisë Rama. Dukshëm, në shumë parametra drejton në pëlqyeshmëri ministrja Manastriliu e cila shihet si një figurë kompetente në këtë kohë pandemie, kur funksioni i dikasterit të saj është tejet i rëndësishëm.

Manastriliu është më e parapëlqyera nga meshkujt (47.6%) dhe tek femrat (52%). Ajo ndiqet nga Niko Peleshi në pëlqyeshmërinë mes gjinisë femërore (47.2%) dhe nga Olta Xhaçka mes meshkujve që i janë përgjigjur sondazhit (44.8%).

Në grupmoshat 25-34 vjeç; 35-44 vjeç; 45-45 vjeç dhe 65-75 vjeç, Manastirliu përsëri renditet e para, ndërkohë që në grupmoshat e tjera drejtojnë respektivisht, Olta Xhaçka në grupmoshën18-24 vjeç dhe Niko Peleshi në grupmoshën 55-64 vjeç.

Lista e plotë e rezultateve të sondazhit:

Ja ministrat e preferuar të shqiptarëve sipas gjinisë dhe

 

tiranapost.al