Politikë

Javët e fundit të fushatës, por nga LSI vijojnë largimet, kush u bashkua me PS

Javët e fundit të fushatës, por nga LSI vijojnë largimet,

Nga Lëvizja Socialiste për Integrim vijon të ketë largime, edhe në ditët e fundit të fushatës elektorale. Pas emrave të njohur dhe që kanë qenë në poste ministrore si Lefter Koka, së fundmi janë larguar për tu bashkuar me PS, ish-kryetarja e LSI për bashkinë Poliçan, Vjollca Lulaj dhe Klaudio Kumani, kryetari i LSI i rajonit 3 në bashkinë Berat.

Sipas mediave, Klaudio Kumani njihej si nga njerëzit më të afërt të ish-kryetarit të Bashkisë Berat i cili kandidon për deputet në qarkun e Beratit.

Javët e fundit të fushatës, por nga LSI vijojnë largimet,

Levizja ka ndodhur pas takimit që kanë pasur me kryeministrin Edi Rama të premten në Berat. Ata kanë thënë se ndihen të privilegjuar që janë bërë pjesë e Partisë Socialiste dhe se do të bëjnë maksimumin gjatë fushatës që PS të arrijë objektivin në qarkun e Beratit.

*Tiranapost.al