Politikë

Johnson: S’mund të lejojmë që Ballkani të bëhet shesh lojërash për Putinin

Johnson: S’mund të lejojmë që Ballkani të bëhet

Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi se Britania e Madhe do të dërgojë ekspertë ushtarakë në Bosnje dhe Hercegovinë, për të rritur sigurinë përballë kërcënimit rus, shkruan Reuters.

Ai u shpreh se rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të bëhet një tjetër shesh lojërash për presidentin rus Vladimir Putin.

“Ne nuk mund të lejojmë që Ballkani Perëndimor të bëhet një tjetër shesh lojërash për sybimet e dëmshme të Putin. Rusia kërkon të kthejë mbrapsht arritjet e tre dekadave të fundit në Bosnje dhe Hercegovinë,” tha Johnson.