Politikë

Jorida Tabaku: Dje ishte dita e fundit e Sali Berishës në politikë

Jorida Tabaku: Dje ishte dita e fundit e Sali Berishës në

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e konsideron ditën e djeshme kur u zhvillua protesta e organizuar nga Sali Berisha dhe Grupi i Rithemelimit të PD-së si ditën kur mbaroi jeta politike e Berishës.

Me një video të postuar në Twitter, ku duket Berisha që inkurajon protestuesit të shkojnë drejt selisë blu, Tabaku e konsideron të djeshmen një ditë të trishtë për Partinë e saj.

“Vetëm dikush që nuk i intereson më PD-ja mund të urdhërojë një sulm për ta shkatërruar atë. 8 janari ishte dita e fundit e Sali Berishës në politikë. Dje ishte një ditë e trishtë për Partinë time, së cilës iu bashkova që në moshën 16-vjeçare!” shkruan Tabaku.