Politikë

Ju na mbështesni për në Nato ne do t'jua kthejmë me BE-në

Ju na mbështesni për në Nato ne do t'jua kthejmë me

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e vendit, Edi Rama është shprehur se mbështet Shqipërinë për t’u anëtarësuar në BE dhe gjithashtu falënderoi për mbështjetjen reciproke të Shqipërisë që Finlanda të anëtarësohet në Nato.

Sanna Marin theksoi se ”nuk ka marrëdhënie më të thellë mes kombeve përveçse të jenë aleatë”.

“Jam shumë e lumtur që jam në Tiranë. Shqipëria dhe Finlanda kanë tashmë një marrëdhënie shumë të mirë që daton në 1956 kur Evropa dukej ndryshe. Po punojmë fort për ta avancuar integrimin evropian. Ajo që është më e rëndësishme është se jemi bashkë për të ndihmuar Ukrainën. Agresioni rus e ka ndryshuar për breza të tërë brezin tonë të sigurisë. Ne bashkë me Suedinë paraqitëm aplikimin për në NATO. Dua t’ju falenderoj për mbështetjen tuaj të fortë dhe të qartë. Shqipëria është një mbështetje e vendosur e politikës së dyerve të hapura të NATO. Zëri juaj dërgon mesazh të rëndësishëm për Rusinë. Finlanda dhe Suedia do ta bëjnë aleancën më të fortë. Duhet të intensifikojmë mbështetjen ndaj Ukrainës në mënyrë që ta bëjmë Rusinë të ndalë agresionin e saj. Ne duam të shohim të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE. Duam të mbështesim Shqipërinë për anëtarësimin e saj në BE. Nuk ka marrëdhënie më të thellë mes kombeve përveçse të jenë aleatë”, tha Sanna Marin.

Kryeministri edi Rama u shpreh: Duke qenë një vend që ka pasur në të shkuarën rëndësinë që të nxjerrë më shumë mësime, mendoj që ka dhe një zë shumë të respektueshëm për të kuptuar se sa e rëndësishme është rezistenca dhe lidhja që disa duan të bëjnë mes asaj që ndodhi në Ukrainë dhe asaj që mund të ndodhë nesër diku tjetër. Ballkani është një hallkë e dobët, delikatë. Për këtë arsye, eksperienca dhe fjala e Finlandës ka shumë rëndësi për të githë komunitetin.

Folëm për atë që vjen, për çeljen zyrtare të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. I thashë që nuk pres asgjë nga ky Këshill, por ndërkohë Finlanda po përpiqet që ta clirojë procesin. Për këtë jemi shumë falënderues. Ne e mbështesim me gjithë besimin dhe bindjen tonë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Në cdo aspekt janë një vlerë e shtuar e aleancës dhe dyert e aleancës duhet të jenë të hapura për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë. Ne ndihemi të privilegjuar që na jepet mundësia të bëjmë një gjë për Finlandën.

Në fund, kam dëshirën t’i uroj cdo të mirë. Shpresoj që vizita, edhe pse e shkurtër ta bëjë kryeministren të vijë me vajzën dhe bashkëvuajtësin.