Politikë

Kadilli: Nuk e uroj Bashën për fitoren

Kadilli: Nuk e uroj Bashën për fitoren

Me 763 vota në garën për kreun e PD, Fatbardh Kadilli nuk arriti të fitonte, dhe as nuk ka një urim për kreun aktual Lulzim Basha. Për të 13 qershori nuk ishte një distafë por fillim i një projekti të ri. Në deklaratë për shtyp ai tha se nuk mund ta urojë Bashën për fitoren sepse gara nuk ishte e barabartë megjithatë ai duket se e pranon rezultatin dhe nuk do largohet nga PD-ja.

Fatbardh Kadilli ishte ndër të parët që kërkuan dorëheqjen e Lulzim Bashës pas zgjedhjeve të 25 Prillit. Basha i ka konsideruar masakër politike zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa eksponentë brenda PD e kanë quajtur garën në këtë parti si maskaradë politike.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve: Lulzim Basha ka fituar zgjedhjet dhe do të drejtojë Partinë Demokratike për një mandat tjetër 4-vjeçar. Basha ka marrë 32.882 vota ose 81% të votave.

Në deklaratë për shtyp, kreu i Komisionit në PD Jemin Gjana tha se në zgjedhjet e PD kanë marrë pjesë 41.100 ose 54.5% e të gjithë anëtarësisë. Vota të vlefshme ishin 40.074.

Kanë votuar: 41100

Në përqindje: 54.7%

40674 vota të vlefshme

Kadilli: 763

Harxhi: 991

Shehaj: 6038

Basha 32882 ose 81%