Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, ka dhënë dorëheqjen nga posti. Ajo do të marrë detyrën e përfaqësueses së lartë për punët e jashtme dhe sigurinë në Bashkimin Europian.
Politikania që është pro Ballkanit Perëndimor, do të zëvendësojë Joseph Borrel, që mbajti postin e shefit të politikës së jashtme të BE-së që nga 2019.
Kallas pritet që të konfirmohet si shefe e politikës së jashtme pas një seance dëgjimore më 18 korrik.
Ajo është një mbështetëse e madhe e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por edhe të ndihmave për Ukrainën në luftën kundër Rusisë.