Politikë

Kam bërë marrëveshje me të gjithë dhe është fatkeqësi që më seriozi më doli Sali Berisha

Kam bërë marrëveshje me të gjithë dhe është

Ilir Meta sonte është në Opionin përballë gazetarësh dhe analistësh. Biseda po zhvillohet me pjesë- video nga deklaratat e Ramës, dhe të Metës. Pasi sheh Ramën ku e komenton në fushatë, Meta thotë: Edit i them të ballafaqohet me mua. Mos të flasë andej. Unë jam student i Dhjetorit që prisja që Shqipëria do futej në Evropë dhe ende sot nuk ka ndodhur.

Edi Rama thotë s’i kemi borxhe Ilir Metës se ky vend e bëri kryeministër e president: Pse ka frikë nga zgjedhjet?

Meta: Unë dua vetëm zgjedhje të lira e demokratike këtë herë.

Fevziu: Me 26 Prill jam gati të bashkëpunoj, por kam kusht që Basha të ndahet nga Meta dhe Berisha, kështu ka thënë Rama. Ju duhet t'i dekretoni nëse ndodh.

Meta: Si mund të jetë mirë që Rama ky pro-amerikan, tani të ftojë në bashkëpunim agjentin e Rusisë?

Fevziu: Ju keni thënë se gënjen edhe për orën Basha?

Meta: Ai të na thotë tani do bashkëpunim me agjentin e Rusisë (Basha). Ma sill Ramën këtu kur të duash. Unë jam ky Ilir Metë, ta dëgjojë dhe Gramoz Ruçi.Unë kam bërë marëveshje me të gjithë. Para 4-5 vitesh unë kisha hall ta bënim me konsensus, ai ishte me Gramozin unë me Petrit Vasilin. I them dëgjo këtu Ramës: Është fatkeqësi për këtë vend që kam bërë marrëveshje dhe pas 27 vitesh:Më seriozi më doli Berisha, por kjo ishte fatkeqësi se vendi duhet të kishte nxjerrë politikanë të rinj. Ja kam thënë Ramës në sy të Petrit Vasilit dhe Gramoz Ruçit.

Fevziu: A mendon se do keni nevojë prapë për darkë ngjalash?

Meta: Jo jo, nuk ndërhyj. Me zotin Rama nuk ekziston mundësia të qëndroj me të, se ai do e keqpërdorë. Unë zotin Rama e pres në zyrë, në çdo takim se është kryeminsitër dje është zotuar se do punojë për çështjet e integrimit.

Keni folur me Damianin?

Po para 5 a 6 ditësh ai mori Nikollën në telefon, dhe i thashe të ma kalojë. I thashë Damian çfarë i ke ato që thua. Eja dhe mi thuaj.

Gazetarja Fatjona Mejdini: Pse nuk e denonconi për gjithë keto skenare që e amuzoni. Pra e keni retorikë dhe thoni kështu e flisni në telefon.

*Tiranapost.al.