Kandidati i parë i PD-së së drejtuar nga Alibeaj, për zgjedhjet e 14 majit

Pas dështimit të negociatave mes dy PD-ve për daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 14-majit, grupi i Alibeajt është duke përcaktuar emrat për kandidatët që do të garojnë për bashkitë.
Agron Kapllanaj ka konfirmuar kandidaturën e tij zyrtare për Bashkinë e Mallakastrës dhe shprehet se në fundjavë pritet zyrtarizimi përpara strukturave.
“ Vendimi për të kandiduar nuk është ambicie as ofiqe personale, por detyrim ndaj qytetarëve që më kanë besuar ndër vite dhe fatkeqësisht i braktisëm në vitin 2019. Demokratët do të dinë të zgjedhin. Unë e kam dëshmuar në ditë të vështira se ju kam shërbyer atyre. Ju kam shërbyer demokratëve dhe socialistëve pa dallime. E kur nuk kam bërë këto dallime, nuk mund të shoh dallime brenda familjes time politike. Unë do të jem kandidat. Partia ime, siç e thashë dhe e kam thënë, janë qytetarët mallakastriot. Atyre u detyrohem dhe do jem aty për ta”, ka thënë Kapllanaj për Mediat.