Politikë

PS distancohet nga plagosja në zyrat e PD në Kavajë: Dënojmë aktin, autori të vihet para drejtësisë

PS distancohet nga plagosja në zyrat e PD në Kavajë:

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qytetin e Kavajës, Etjen Xhafaj me anë të një statusi në rrjetet sociale ka reaguar për incidentin ku një person me precedent penal ka shtënë me armë zjarri kundër një simpatizanti të PD.

Sipas Xhafaj, ngjarja nuk përfaqëson kulturën e Kavajës dhe nuk ka lidhje me politikën. Ndërkohë ai ka bërë thirrje që autori të kapet sa më shpejt dhe të vihet përpara drejtësisë, si dhe i ka uruar shërim sa më të shpejtë të riut të plagosur.

Statusi i Etjen Xhafajt:

Ngjarje si kjo e sotmja nuk përfaqësojnë kulturën dhe qytetarinë e Kavajës. Jam i bindur se ngjarja nuk ka lidhje me politikën dhe ne që garojme për zgjedhjet e 25 Prillit duhet të jemi të parët që jo vetëm ta denojmë aktin e sotëm, por edhe mos ta politizojmë këtë ngjarje.

Zgjedhjet duhet te jenë festë dhe kështu do të jenë në Kavajë e gjithë Shqipërinë. Autoritetet duhet të veprojnë me shpejtësi dhe autorët duhet të vendosen një orë e më parë para drejtësisë.

Shërim sa më të shpejtë për djalin e përfshirë në ngjarje!

Tiranapost.al