Politikë

Kandidatja e Bashës Lediana Fratari ankohet për terrene sportive, por pozon duke luajtur te fushat e ndërtuara nga Veliaj

Kandidatja e Bashës Lediana Fratari ankohet për terrene sportive, por

Përmes një postimi në Facebook, kandidatja e PD Lediana Fratari është ankuar se Tirana nuk ka fusha sportive. Por në fakt fotot që ajo ka hedhur për të shoqëruar postimin e saj tregojnë krejt të kundërtën, që jo vetëm ekzistojnë, por shfrytëzohen nga të gjithë, madje dhe nga demokratët.

Kandidatja e Bashës shfaqet duke luajtur volejboll me simpatizantët demokratë në fushat multisportive të ndërtuara nga Bashkia e Tiranës në Parkun e Lieqnit Artificial, projekt i cili u bllokua prej gati një viti përmes protestave të vazhdueshme të deputetëve demokratë.

Fushat sportive janë funksionale që prej vitit 2017 dhe shërbejnë ditën dhe natën, me ndriçim dhe ujitje, si dhe mirëmbahen nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë së Tiranës. Një nga fushat është me bar, ndërsa dy të tjerat janë me tartan për basketboll, volejboll, kalçeto. Ndërkohë, tre tribunat ofrojnë 600 vende ulëse për publikun.