Politikë

Karantinë kush vjen nga Greqia dhe M.Veriut, Celibashi: Komisionerët nuk janë doktorë, kush vjen në çdo qendër do votojë

Karantinë kush vjen nga Greqia dhe M.Veriut, Celibashi: Komisionerët

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u pyet ditën e sotme për vendimin e Komitetit të Ekspertëve një ditë më parë që vendosi dy javë karantinë për gjithë qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut dhe se si do të ndikojë kjo në procesin e votimit. Celibashi tha se si komisioner e ka të ndaluar të komentojë vendime të tilla, por shtoi se ligjërisht mund të kuptohet si vendim i marrë në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve: Mund të them që anëtarët e KQV nuk janë doktorë që të bëjnë vlerësimin shëndetësor, kush paraqitet në qendrën e votimit do të votojë.

Celibashi shtoi se në asnjë prej spitaleve nuk është ngritur qendër votimi.

"Nuk kam asnjë koment që t'i bëj vendimit të Komitetit Teknik i Ekspertëve. Si komisioner e kam të ndaluar ta komentoj këtë. Ligjërisht dua ta kuptoj që lidhet me shëndetin e qytetarëve. Mund të them që anëtarët e KQV nuk janë doktorë që të bëjnë vlerësimin shëndetësor, kush paraqitet në qendrën e votimit do të votojë. Në asnjë prej spitaleve nuk është ngritur qendër votimi. Nuk duam të vëmë në rrezik njerëzit e përfshirë”.

*Tiranapost.al.