Politikë

Karvani i Bashës që thyen rregullat e qarkullimit Live. Këshilltari i Veliajt, Renato Kalemi reagon me një koment

Karvani i Bashës që thyen rregullat e qarkullimit Live.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur që këtë fushatë nëpër takimet të shoqërohet nga një varg i gjatë makinash luksoze me fenelina.

Këshilltari i kryebashkiakut Erion Veliaj, Renato Kalemi ka ironizuar karvanin e makinave të luksit të cilat nuk kanë respektuar as rregullat e qarkullimit rrugor, duke theksuar se Basha veç rrezikut me infektimet, po rrezikon edhe jetën e qytetarëve në rrugë.

“Ky karvan makinash luksi me fenelina, po thyen çdo rregull rrugor live ne TV (parakalim tresh, në vijë të pandërprerë) është simboli i një pushteti që ka ikur njëherë e mirë e që s’do kthehet më! Veç rrezikut me infektimet, Luli po vë në rrezik edhe jetën e qytetarëve në rrugë”, shkruan Renato Kalemi.

*Tiranapost.al