Politikë

KAS nuk ia jep PDIU-së anëtarin e katërt të grupit për numërimin e votave

KAS nuk ia jep PDIU-së anëtarin e katërt të grupit për

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka rrëzuar pretendimin e PDIU që të ketë nga kjo parti anëtarin e katërt të grupit të numërimit të votave në zgjedhjet e 25 Prillit.

PDIU, duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2017 pretendoi se numëruesi i katërt në grupet e numërimit të votave do duhet të ndahej me short me LSI-në pasi të dyja partitë janë forca opozitare. Por përfaqësuesi i LSI-së u shpreh kundër duke argumentuar se PDIU nuk ka listën e vet të kandidatëve në fletën e votimit sepse është nën siglën e PD, duke qenë në koalicion.

KAS la në fuqi vendimin që numri i katërt të jetë nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi që numëruesin e katërt ta marrë LSI-ja.

Sipas vendimit, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, nga katër numërues votash që do të ketë një tavolinë, 2 janë të PS-së, një i PD-së dhe një i LSI-së.

*Tiranapost.al.