Politikë

Kemi një palë që merret me pamjet në morg dhe këta që thonë se shëndetësia po ecën në mënyrën më të mirë të mundshme

Kemi një palë që merret me pamjet në morg dhe këta

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja Rudina Hajdari bën thirrje që  dy forcat politike, PS e PD të mos zihen dhe të zhvishen nga kostumi politik në situatën e pandemisë së koronavirusit. Duke iu referuar akuzave të Bashës së qeveria po fsheh numrin e viktimave të Covid, dhe ministrisë së Shëndetësisë që deklaron se ka çdo gjë në kontroll, Hajdari tha:  Ne nuk mund ta përdorim këtë situatë për të bërë politikë, për të kapur një grusht votash. 

Pjesë nga fjala e Rudina Hajdarit në Kuvend:

“Pandemia po bën namin. Jo vetëm njohim dikë që e ka kaluar, por njohim edhe dikë që ka humbur jetën. Kjo është një situatë që kërkon të kemi përgjegjësi të larta njerëzore dhe të zhvishemi nga kostumi politik.

Dua të dënoj atë çfarë po bëhet me numrin e vdekjeve.

Nga njëra anë kemi një palë që merret me pamjet në morg dhe nga ana tjetër kemi këta që thonë se shëndetësia është pasuri kombëtare që po ecën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ne nuk mund ta përdorim këtë situatë për të bërë politikë, për të kapur një grusht votash. Duhet të ngrihemi në dinjitetin njerëzor, t’ju japim siguri, komunikim të sinqertë e transparent, s’mundet sot të qëllojmë njëri-tjetrin, të ndalim sherret.

Sot duhet krijuar një lloj komiteti profesionistësh. Ju bëj thirrje të mos vazhdojmë me retorika të ashpra, pasi votën e ndëshkimit ju do e merrni më 25 prill”.

*Tiranapost.al