Politikë

Kemi një plan që do të jetë gjithçka që Shqipëria mund të bëjë! Rama ka një përgjigje për propozimet e Bashës

Kemi një plan që do të jetë gjithçka që

Tetë propozimet e liderit të opozitës për përballimin e koronavirusit kryeministri Rama i quajti si një mënyrë për të nxitur mosmarrëveshje mes qytetarëve dhe qeverisë. Në një lidhje live për ‘Euronews Albania’, Rama siguroi se plani i qeverisë do të jetë i ngjashëm me atë të shteteve të tjera.

Ilva Tare: Çfarë ka që nuk shkon me 8 propozimet e Bashës?

Rama: Kush nuk ka asgjë në dorë dhe të vetmen punë që bën është t’u tregojë të tjerëve si do ta bëjnë punën, nuk ka thënë asgjë për t’u vlerësuar, por gjëra që nxisin mosmarrëveshje mes qytetarëve dhe atyre që i kanë gjërat në dorë, që kanë mandatin dhe detyrimin. Sa më shumë pakënaqësi mes qytetarëve. Ne do t’u japim njerëzve një plan që do të jetë gjithçka që Shqipëria mund të bëjë. Jemi lagjja më e varfër e Evropës. Duhet të kalojmë një luftë pa hedhur në erë themelet e shtëpisë dhe pa i hapur vetes një gropë ku të biem bashkë. 

Kemi një plan që do të jetë gjithçka që

Ilva Tare: Pra nuk keni buxhet? Nuk i përballoni dot 8 propozimet?

Rama: Nuk thash që s’kemi buxhet, por do të bëjmë gjithçka, që do të vëmë një buxhet të konsiderueshëm për shtëpinë tonë, dhe për të nesërmen. Askush s’do na e falte t’i bënim gropën vetes sot dhe të harronim që nesër do të dalim. Ne s’do bëjmë për shqiptarët as më shumë as më pak se ç’po bëjnë qeveritë e tjera për popujt e tyre.