Politikë

Këshilli Politik dje dështoi. Por nëse s’bëhen ndryshimet në Kod rrezikohen zgjedhjet

Këshilli Politik dje dështoi. Por nëse s’bëhen

Nëse nuk bëhen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, rrezikohen zgjedhjet parlamentare të 2021-shit. Këtë thotë Denar Biba, nënkryetari në detyrë i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai i referohet rezistencës që po bën PD në Këshillin Politik, kërkës që palët ti drejtohen OSBE-ODIHR për çështjet zgjedhore dhe mosdakordësia mes palëve. Biba thotë se ODIHR nuk ofron asistencë legjislative: Prandaj të mos humbet kohë.

Ai ka postuar një status të gjatë në Facebook për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Lexojeni të plotë si më poshtë:

 “Vonesa te kota qe pamundesojne zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ndryshimet e fundit qe iu bene Kushtetutes se Republikes, tashme kane hyre ne fuqi. Neni 4, pika 1 i saj parashikon se “Dispozitat e Kushtetutes zbatohen drejtpersedrejti, përveç rasteve kur

Kushtetuta parashikon ndryshe”. Duke qene akti me i larte ne hierarkine e legjislacionit, kushtetuta ka perparesi ndaj cdo akti tjeter ligjor e nenligjor dhe iu imponohet zbatuesve te ketyre akteve. Keta te fundit, ne cdo rast, duhet te orientohen nga norma kushtetuese, duke i dhene perparesi asaj si dhe duke e interpretuar ligjin ne frymen e Kushtetutes.

Me ndryshimet e fundit, pika 3 e nenit 64 te Kushtetutes parashikon si vijon: “Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumemërore. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore, pragun kombëtar, numrin e mandateve për secilën zonë, shpërndarjen e mandateve dhe masën e shtrirjes së votimit parapëlqyes përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.

Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore dhe të sigurojë përfaqësim gjinor.” Eshte e qarte qe, elementet e mesiperme, legjislatori kushtetues ia le ne kompetence legjislatorit te zakonshem per ti rregulluar (ne kuader te ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor). Per shkak te situates “sui generis” te Kuvendit te Shqiperise aktualisht, eshte pranuar qe keto ndryshime te realizohen nga nje strukture e posacme qe eshte emertuar “Keshilli politik”.

Dje ky keshill u mblodh, me qellimin e shpallur per te nisur hartimin e projekt-ndryshimeve te Kodit Zgjedhor, ne menyre qe dispozita e nenit 64, pika 3 e Kushtetutes te behet e zbatueshme. Nese kjo dispozite nuk detajohet ne ligj, KQZ dhe strukturat e tjera ligjzbatuese te interesuara per zgjedhjet per Kuvendit te dates 25 Prill 2021 do ta kene thjesht te pamundur realizimin e zgjedhjeve.

Takimi i djeshem i Keshillit Politik (KP) mesa mesojme nga mediat, deshtoi. Po nga mediat, behet e ditur se disa nga anetaret e KP kane kerkuar dergimin e ndryshimeve kushtetuese prane ODIHR, per te marre nje vleresim prej tyre.  Per shkak te funksioneve qe kam mbajtur nder vite, si ne Gjykaten Kushtetuese ashtu edhe ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, nuk di asnje rast qe ODIHR te ofroje asistence ligjore.

Komisioni i Venecias (KV) nga ana tjeter, ka nje praktike te suksesshme e shume vjecare ne lidhje me kete, por gjithmone per sa kohe qe ndryshimet kushtetuese ne Kushtetuten e nje shteti anetar te Keshillit te Europes nuk kane hyre ende ne fuqi. Ne dokumentet perkatese qe gjenden lehtesisht te faqen online te Komisionit, cdo person i interesuar mund te lexoje sesi ekspertet e komisionuar nga KV shprehen mbi draftet perkatese duke i filtruar ato ne driten e parimeve baze te funksionimit te Keshillit te Europes, demokracive perendimore dhe jurisprudences se gjykatave nderkombetare per te drejtat e njeriut.

Gjate vizitave te shpeshta ne Varshave, ne seline qendrore te ODIHR apo ne takime te tjera gjate konferencave te ndryshme me teme procesin zgjedhor, rasti dhe jo vetem, e ka sjelle qe te krijoj njohje zyrtare e personale me Aleksander (Shlyk) e Richard (Lappin), te cilet mbajne respektivisht funksionet e shefit dhe zv/shefit te Departamentit per Zgjedhjet te ODIHR, nderkohe qe Alexey (Gromoë) u be per ca kohe si anetari i 8-te i KQZ sone.

Mese njehere dhe ne okazione te ndryshme, vetem per vetem apo ne prani te te tjereve, iu kam kerkuar qe ODIHR te angazhohej ne dhenien e asistences ligjore ne lidhje me hartimin e ndryshimeve ligjore qe do mund te krijonin bazen normative per implementimin e teknologjise ne zgjedhje (ku specialistet e ODIHR do sugjeronin edhe se cili variant dhe/ose teknologji e praktike boterore ishte me e mira per Shqiperine) apo per ndryshime me thelbesore, qe preknin edhe vete sistemin zgjedhor.

Kerkesat e mia duke qene jo-zyrtare nuk kishin asnje efekt e nuk krijonin asnje detyrim, por synonin thjesht terheqjen ne parim te nje strukture te paanshme e me reputacion te larte ne fushen e zgjedhjeve si ODIHR, ne menyre qe te krijohej besim sa me i plote mes paleve politike ne Shqiperi, per keto dy ceshtje te ndjeshme, te cilat diskutohen prej shume vitesh ne realitetin politik shqiptar.

Ne cdo rast e nga secili prej tyre, vecmas apo edhe te gjithe bashke, ne tryeza pune apo jo, pergjigja ka qene kategorike: “Jo!”. ODIHR nuk ofron asistence legjislative! Nuk eshte ne misionin e organizates dicka e tille.

Sa me lart, kam bindjen e plote se eshte fakt i njohur edhe nga anetaret e Keshillit Politik. Me se paku nga z.Gjiknuri e z.Bylykbashi, eksperienca e te cileve me ceshtjet zgjedhore eshte edhe me e gjate sesa e imja, ndoshta po aq edhe e thelluar.

Ne kete pike, nuk gjej asnje arsye te vlefshme se perse harxhohet kohe, ndersa kohe nuk ka, me kerkesa te tilla, kur dihet absolutisht se si do jete pergjigja e ODIHR.

Theksoj edhe njehere se, nese dispozita kushtetuese, neni 64, pika 3, nuk perpunohet me tej nga ligji, KQZ do ta kete te pamundur berjen e zgjedhjeve per Kuvendin vitin e ardhshem. Logjika baze e do qe opozita te beje gjithcka qe keto zgjedhje te behen sa me pare, e jo gjithcka per te kunderten.

Logjika ime ndoshta”.

Ndërkaq, maxhoranca ka paralajmëruar se nëse opozita vonon procesin dhe nëse nuk arrihet një pakt me konsensus ndryshimet do ti bëjë në parlament me deputetët e opozitës së re.