Politikë

Këta i shkelin syrin njëri-tjetrit! Rudina Hajdari i bën thirrje me tone të ashpra qytetarëve: Bashkohuni, mos ngelni në duart e tyre

Këta i shkelin syrin njëri-tjetrit! Rudina Hajdari i bën thirrje

Me tone të larta, bashkëkryetarja e Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që ta mbështesin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, në mënyrë që ata të kenë mundësinë të çojnë në Parlament vetëm ata që votohen prej tyre. Hajdari po ashtu tha se pavarësisht ‘debateve’ publike mes mazhorancës e opozitës jashtëparlamentare, e vërteta që ndodh në tryezë është e kundërta, pasi i ‘shkelin syrin njëri-tjetrit’.

Pjesë nga deklarata e Hajdarit:

Është kthyer në tryezë çfarë tha Rama, çfarë tha Basha. Po diskutohen çfarë mundësish kanë të negociojnë. Kur vjen puna për të diskutuar sistemin zgjedhor këta mundohen t’i bëjnë bisht se i shkelin syrin njëri-tjetrin.

Në këtë vend nuk ka liri dhe demokraci momentin kur jam kthyer në Shqipëri kam ardhur për këto dy parime. Nuk kam gjetur as liri, se kur shpreha mendimin u quajta tradhtare. Dhe as demokraci se kemi një pushtetar që nuk lëshon pe.

Të më bashkohen në këtë betejë për të ndryshuar sistemin zgjedhor ndryshe do të ngeleni në duart e njerëzve e që kanë vetëm interesin partiak. Familjen e kanë në rregull por harrojnë qytetarët shqiptarë. Çdo demokrat, çdo grua, nënë, student, që s’ka shpresë do të më bashkohet në këtë betejë për të ndryshuar sistemin zgjedhore. Momenti është tani. Po bëjmë një reformë, të gjithë atyre që kanë humbur shpresën, ndaj kam ardhur dhe do të luftoj deri në fund, që të krijohen kushtet që të gjithë te jemi përballë shqiptarëve që ai që votohet të shkojë në parlament. për këtë do të luftoj deri në fund.

S’kam asnjë interes personal, thjesht dua ndryshim në këtë vend, si çdo qytetar tjetër.