Politikë

KFOR reagon për tensionet në Veri të Kosovës: Të gatshëm të marrim masat e nevojshme

KFOR reagon për tensionet në Veri të Kosovës: Të

Misioni paqeruajtës i udhëhequr nga NATO që vepron në Kosovë (KFOR) ka reaguar lidhur me tensionet në veri të Kosovës.

Me anë të një postimi në Twitter KFOR-i shprehet se mbetet i përkushtuar ndaj sigurisë dhe i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt.

“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e OKB-së, KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt”, thuhet në reagim.