Politikë

Koalicion me LSI, Rama nuk thotë kurrë por sot deklarata e Kryemadhit e ka bërë të mendojë që...

Koalicion me LSI, Rama nuk thotë kurrë por sot deklarata e Kryemadhit

Po bëjnë sikur, apo diçka që u ndreq dhe u prish sa hap e mbyll sytë se dimë. Por për dy muaj u lexua një lirikë në komunikim mes Ramës dhe Metës, por krejt papritur këtë javë kanë nisur deklaratat politike, me sulme. Sot Kryemadhi përdorin mbiemrin kryemashtrues. Nuk kuptohet ende se çfarë ka ndodhur.

Rama pyetjes nëse në zgjedhjet e ardhshme sheh mundësinë e një koalicioni me LSI-në, iu përgjigj:

Rama:

Në politikë kurrë mos thuaj kurrë por nuk shoh perspektivë për një rikthim në një koalicion me partinë e presidentit, sepse konteksti i sotëm, degradimi i vazhdueshëm i asaj force politike dhe detyrimet tona programore, dhe bindja jonë se për ne mjafton të flasë puna dhe një aleancë me popullin, nuk na bën interes diskutimi për perspektivën e një koalicioni, s’kemi arsye të mendojmë për këtë.