Politikë

Koalicioni është vetëm për të lidhur me zinxhirin e Monikës Bashën me Berishën

Koalicioni është vetëm për të lidhur me zinxhirin e

Koalicioni PD-LSI, por me lista të ndara të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prill është një plan për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monika Kryemadhit për llogari të Metës dhe Berishës. Kështu e komentoi kryeministri Rama marrëveshjen mes dy liderëve politikë të PD dhe LSI-së. Rama tha se problemi në këtë mes nuk është Meta, i cili kërkon të shpërbëjë reformën në drejtësi por Basha i cili, sipas Ramës: S’ka karakterin e një lideri që të mos fshihet as kur i tregojnë se çfarë do i bëjnë të nesërmen as kur aleati i tij i madh thotë unë amerikanët i kap për veshësh.

'Por nuk mund t’ja kërkojmë sepse Basha nuk është lideri, është thjesht menaxheri i një shoqërie aksionere me dy ortakë, Metën dhe Berishën dhe me një notere dhe përmbaruese, Monikën', thotë ndër të tjera Edi Rama.

Edi Rama:

Plani është shumë i qartë, pse u firmos marrëveshja dje, për çfarë, si mund të firmosin dy parti që garojnë veç e veç keni parë në një vend në botë? Ka parti që janë veç e veç dhe e lënë si opsion, por marrëveshje noteriale? Pse? Për çfarë? E thjeshtë, pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës për llogari të Saliut dhe Ilirit, dhe pastaj sigurisht ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë reformën në drejtësi, ose për të marrë kokën e Lulit. Ka më thjesht se kaq? Dhe është shumë e qartë pse e duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve, është shumë e qartë. Por këtu problemi nuk është Ilir Meta,, problemi është Basha që nuk ka këllqe, s’ka karakterin e një lideri që të mos fshihet as kur i tregojnë se çfarë do i bëjnë të nesërmen as kur aleati i tij i madh thotë unë amerikanët i kap për veshësh. Por nuk mund t’ja kërkojmë sepse nuk është lideri, është thjesht menaxheri i një shoqërie aksionere me dy ortakë, Metën dhe Berishën dhe me një notere dhe përmbaruese, Monikën.

*Tiranapost.al.