Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD: Fleta e votimit në 25 Prill do të jetë me numra

E Diel 4 Prill 2021, 19:33
TiranaPost
Kolegji Zgjedhor ka marrë vendimin e formës së prerë që i jep fund debateve rreth fletës së votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Kolegji Zgjedhor ka mbajtur në fuqi vendimin e KAS, sipas të cilit në fletën e votimit nuk do të shkruhen emrat e kandidatëve për deputet, por ata do të referohen me numrin që iu korrespondon në listën shumëemërore të partisë së tyre, duke rrëzuar kështu pretendimin e PD.
Përsa i përket logos së Bindjes Demokratike, Kolegji Zgjedhor ka vendosur që ajo të jetë në fletën e votimit, paçka pretendimeve të PD-së, se ajo është e ngjashme me logon e demokratëve dhe mund të krijojë konfuzion tek votuesit.
Të dyja këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë dhe janë të paankimueshme.
tiranapost.al