Politikë

Kolegji Zgjedhor rrëzon përfundimisht Berishën, PD në fletën e votimit do përfaqësohet nga Alibeaj

Kolegji Zgjedhor rrëzon përfundimisht Berishën, PD në

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar pasditen e sotme kërkesën e Sali Berishës për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit me logon e Partisë Demokratike dhe si kryetar i kësaj force politike.

Me rrëzimin përfundimtar të kërkesës së Berishës, Enkelejd Alibeaj do jetë i vetmi që mund të përfaqësojë PD-në zyrtare në fletën e votimit.

Vendimi i marrë nga Kolegji Zgjedhor ditën e sotme nuk mund të ankimohet.

Dita e sotme është afati i fundit për dorëzimin e listave me kandidatë për këshilltarë bashkiakë dhe kandidatë për kryetarë të bashkive në KQZ.