Politikë

Komiteti Teknik përjashton Kuvendin nga rregulli me 10 persona bashkë, si do zhvillohen seancat?

Komiteti Teknik përjashton Kuvendin nga rregulli me 10 persona bashkë,

Komiteti Teknik i Ekspertëve, pas një kërkese nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përjashtuar seancat plenare nga vendimi i  një jave më parë ku nuk lejohen të grumbullohen më shumë se 10 persona në ambient të hapur dhe të mbyllur, si një masë kundër përhapjes së koronavrisut.

Pas lejimit nga Ekspertët, në konferencën e kryetarëve u miratua kalendari për të zhvilluar seancat plenare në datat 3, 10 dhe 17 dhjetor.

Megjithatë, seancat plenare duhet që të zhvillohen me rregullin e distancimit social, ndërsa thuhet se seancat do të shkurtohen në tre orë.

Nesër është parashikuar një seancë, ku deputeti Ralf Gjoni ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama dhe ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ndërsa është pranuar për tu futur në rend dite edhe kërkesa për ngritjen e Komisionit për raportin e Dick Marty-n.

Kliko këtu për kalendarin e punimeve të Kuvendit. 

*Tiranapost.al.