Politikë

Konflikti me Berishën thjesht fasadë? Basha: Unë nuk kam asnjë përballje me Berishën, as ai me mua

Konflikti me Berishën thjesht fasadë? Basha: Unë nuk kam

Përplasjet e herëpashershme duket se kanë qenë sa për ‘sy e faqe’, midis ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, siç ka konfirmuar edhe ky i fundit mbrëmjen e sotme.

Sipas Bashës, ai nuk ka asnjë përballje as me Berishën dhe as Berisha me të, por ish-kryetari i PD-së e paska përballjen vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas shpalljes “non-grata”, dhe përjashtimit nga grupi parlamentar.

“Unë nuk kam asnjë përballje me Berishën, as ai me mua, e ka me SHBA-në. Është një fasadë, sebep që po i sjell kosto PD-së dhe demokratëve. Me borën e parë janë bllokuar rrugët, pensionistët nuk kanë lekë, shqiptarët duan të largohen dhe ne kemi dy muaj me e “lagu se lagu”.

Ky është një sensacion mediatik i shpikur për t’i ikur problemeve reale të shqiptarëve. Unë mendoj se ky është një sebep për t’ju mbivendosur problemeve të shqiptarëve. Detyra e një politikani të përgjegjshëm, marr guximin të them se shumicës së shqiptarëve nuk ju bëhet vonë për debatin tonë të brendshëm, problemi është a do të kenë para të mbyllin muajin. PD në drejtimin tim ka tendosur frontin opozitar”, tha Basha për “Radarin Informativ”.

Tiranapost.al