Politikë

Kontrollorët nuk zëvendësohen sa hap e mbyll sytë. Llogaritë u bënë në mënyrë djallëzore

Kontrollorët nuk zëvendësohen sa hap e mbyll sytë.

Nga takimi elektoral në Gjirokastër, kryeministri Rama tha se skema për të bllokuar Rinasin u bë në mënyrë djallëzore për të mos lejuar mbërritjen e vaksinave në Rinas. Kryeministri tha se nuk zëvendësohen sa hap e mbyll sytë kontrollorët, por shtoi se hesapet, Ilir Meta dhe Sali Berisha i bënë gabim: Vaksinat erdhën sot, kaluam gjithë natën duke luftuar të mos na iknin!

Në Rinas mbërritën 100 mijë doza kineze, pas uljes së avionit Air Albania. Në kullat e trafikut ajror janë vendosur kontrollorë turq dhe nuk dihet për sa kohë do të qëndrojnë.

Edi Rama:

E patë çfarë ndodhi dje? Një goditje e çmendur në një prej aktiviteteve jetësore të vendit, që kërcënoi të bllokonte procesin e vaksinimit për disa javë, se është aktivitet i veçantë dhe kontrollorët ajrorë nuk janë punonjës dosido që zëvendësohen sa hap e mbyll sytë, ishin bërë llogaritë me thënë të drejtën në një mënyrë shumë djallëzore. Duheshin javë për t'i zëvendësuar. I kishin bërë hesapet gabim, se ne ishim përgatitur për të përballuar goditjen, vaksinat u vonuan humbëm një ditë, një ditë ia lamë në hapësirë armikut të padukshëm për shkak të xhajgadurëve, por sot tani vaksinat mbërrijnë dhe kaluam gjithë natën duke luftuar të mos iknin në drejtim tjetër, se nuk e kupton njeri. Nëse si merrnim do i merrte dikush tjetër, është kacafytje botërore, si mund tua argumentosh që shiko se këtu kemi një president bashkë me një ish president të përfshirë në një çmenduri duke futur në qorrsokak të tjerë përmes ca leshkosh të tyre për të blllokuar aktivitetin. Vaksinat mbërritën para pak, dhe ne do vazhdojmë vaksinimin se jemi të vendosur që ta nxjerrim vendin nga tuneli sflitës dhe sezonin turisitik ta kemi të lehtësuar. Me 25 Prill vendimi është shumë i qartë, do vazhdojmë të fitojmë sfida apo do fillojmë avazin nga e para?

*Tiranapost.al.