Politikë

Koronavirusi/ Deputetët e PS heqin dorë nga gjysma e rrogës

Koronavirusi/ Deputetët e PS heqin dorë nga gjysma e rrogës

Deputetët e PS marrin vendimin për të dhuruar gjysmën e pagës, për t’ju bashkëngjitur buxhetit të shtetit. Vendimi është marë ditën e sotme, të njoftuar përmes nje konferencë të kryetarëve nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. Kjo shkresë do të depozitohet në Kuvend ditën e nesërme.

Një deputet merr në rreth 250 mijë lekë të reja çdo muaj.

'Përshëndetje, në vijim të situatës së krijuar nga koronavirusi, grupi ynë parlamentar mori vendim për heqjen dore nga gjysma e pagës dhe vënien në dispozicion të buxhetit të shtetit për nevojat e Luftës. Nesër si Grup Parlamentar depozitojmë shkresën përkatese në Kuvend', njoftoi Balla.

Koronavirusi/ Deputetët e PS heqin dorë nga gjysma e rrogës

Kujtojmë se dje u publikua vendimi në Fletoren Zyrtare ku tregohej kryeministri, zv.kryeministri dhe ministrat e qeverisë do të marrin gjithashtu vetëm gjysmën e rrogës për jo më shumë se tre muaj.

Koronavirusi/ Deputetët e PS heqin dorë nga gjysma e rrogës