Politikë

Koronavirusi paska pajtuar Metën dhe Ramën, presidenti flet fjalët më të mira për qeverinë në intervistën me Ilva Taren

Koronavirusi paska pajtuar Metën dhe Ramën, presidenti flet

‘Paketa është shumë e mirë. Biznesi ka vështirësi dhe ankesa edhe në situatë normale dhe jo më në një situtatë si kjo e jashtëzakonshme. Ka hapësira për të patur ndërhyrje të tjera por do të varen nga ecuria e kësaj krize gjithmonë duke parë si do ecet në shendetin publik. Janë disa skenarë. Po i ndjekim këto. Qeveria ka vepruar në mënyrë të përmbajtur. Nuk kanë prekur shpenzimet por borxhin dhe defiçitin siç kanë bërë edhe vendet e tjera demokratike’, tha presidenti Meta. 

Ilva tare: Mesa duket koronavirusi ka zbutur edhe klimën politike në vend.

Meta qesh dhe thotë se jemi në harmoni të plotë:

‘Si gjithmonë Kushtetuta eshte e mrekullueshme dhe ka edhe kështu momentesh të paparashikuara’.