Politikë

KQZ kritikon banerat e PS pas 'kërcënimit' të Metës. Thirrje edhe PD të heqë materialet propagandë në disa vende

KQZ kritikon banerat e PS pas 'kërcënimit' të

6 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit dhe kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u ka dërgar një letër dy partive më të mëdha në vend: PS dhe PD-së duke kritikuar për moszbatimn e rregullave të vendosura për fushatën.

KQZ ka theksuar se ndalohet afishimi i materialeve propagandistike në:

-fasadat e godinave të banimit,

-institucionet publike apo ambientet rrethuese pranë e rreth tyre,

-brenda zonave rekreative, parqeve, në pemët e qytetit

-dhe në shtyllat e ndriçimit,

Sipas KQZ, PD nuk e ka zbatuar dhe i kërkon të heqë menjëherë të gjitha materialet e vendosura në ambientet e cituara më lart.

Nërsa për PS-në, KQZ thotë se partitë politike duhet të zhvillojnë një fushatë zgjedhore të qetë, duke shmangur politikat e polarizimit dhe retorikat denigruese ndaj kundërshtarëve, e duke treguar vetëpërmbajtje gjatë dhënies së mesazheve politike, edhe nëpërmjet materialeve propagandistike.

“Duke marrë shkas nga fakti i bërë publik i afishimit të dy materialeve propagandistike elektorale, në Bashkinë Gjirokastër, ju kërkojmë të merren masa të menjëhershme për heqjen e tyre”.

KQZ kritikon banerat e PS pas 'kërcënimit' të

KQZ kritikon banerat e PS pas 'kërcënimit' të

Një ditë më parë presidenti Meta shprehu revoltimin e tij me banerin vendosur në Gjirokastër ku shihen Meta, Basha, Kryemadhi dhe Berisha me tabelën e të arrestuarit në duar dhe një klloun pas shpine.

Meta tha se këto foto ia kishte dërguar keshilltari i CDU, Martin Henze në telefon:

‘Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze. Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar. Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman! Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës’, ishte mesazhi i presidentit.

KQZ kritikon banerat e PS pas 'kërcënimit' të

KQZ kritikon banerat e PS pas 'kërcënimit' të

*Tiranapost.al.