Politikë

KQZ urdhrër KZAZ-ve për zgjedhjet: Të nxirret rezultati para orës 08:00 në 26 Prill

KQZ urdhrër KZAZ-ve për zgjedhjet: Të nxirret rezultati para

Komisioni Rregullator i KQZ, ka vendosur që të sanksionojë një afat zyrtar për Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve që të shpallin rezultatin e numërimit të votave jo më vonë se ora 08:00 e ditës së nesërme të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Vendimi merret për të shmangur vonesat e panevojshme që rëndom kanë karakterizuar procesin e numërimit në Shqipëri, teksa vonohet mbërritja e kutive apo komisionerët e një subjekti politik vendosin të braktisin numërimin për një arsye ose një tjetër.

Propozimi për këtë afat është bërë nga anëtari i Komisionit Rregullator, Arens Çela që ka marrë dhe mbështetjen e të gjithë anëtarëve të tjerë.

“Pas dorëzimit nga KQV pranë KZAZ të pajisjeve dhe materialeve përkatëse, KZAZ mbyll ambientet ku do të kryhet numërimi. Rezultati do të shpallet të nesërmen e ditës së votimit, pra në orën 08:00. Gjatë natës ambienti vëzhgohet nga kamerat të cilët sigurojnë regjistrimin dhe transmetimin e pamjeve gjatë gjithë kohës në serverin e KQZ-së. KQZ-ja u mundëson subjekteve zgjedhore me kërkesë të tyre të shikojnë nga pajisjet e tyre pamjet e ambientit ku ruhen materialet zgjedhore”- thuhet në njoftim.

Kujtojmë se në këtë cikël zgjedhor është e pritshme që numërimi të zgjasë edhe më tepër se herët e tjera për shkak të listave të hapura.

Tiranapost.al