Politikë

Kremlini akuzon Macron: Po nxit tensionet në të gjithë Europën

Kremlini akuzon Macron: Po nxit tensionet në të gjithë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka akuzuar Emmanuel Macron për nxitje të tensioneve në të gjithë Evropën.

Të enjten, presidenti francez tha se po planifikonte të dërgonte avionë luftarakë Mirage 2000 në Ukrainë.

Zëdhënësi i Moskës pretendoi se Macron kishte deklaruar mbështetjen e tij absolute për Kievin – dhe tregoi gatishmërinë e tij për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Francës në konfliktin Rusi-Ukrainë.

“Franca ka propozuar që pilotët ukrainas të trajnohen në Francë nga kjo verë”, tha Macron.