Kreu i Bashkisë: Ky vend falë lidershipit të PS është dita me natën.Të protestojë Meta dhe Argita është hipokrizi
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj komentoi në emisionin Real Story hetimet ndaj ish zyrtarëve të Bashkisë. Veliaj i cilësoi hipokrizi akuzat ndaj drejtësisë nga ana e Metës dhe Berishës. Ai theksoi se ai dhe kryeministri nuk kanë asnjë kompleks që ky vend falë lidershipit të PS është dita me natën me çfarë ka qenë në kohën e qeverisjes së djathtë.
“Ajo që unë dhe kryeministri biem dakord me presje dhe në fjalë është fakti që ne kemi ndërtuar sot një Shqipëri që nuk është më si para 10 vjetëve, një Tiranë që s’është më para si para 10 vjetëve dhe një drejtësi që s’është më si para 10 vjetëve, edhe një turizëm, ekonomi, apo marrëdhënie ndërkombëtare. Sot një shqiptar e ngre kokën edhe kur i vijnë turistë, edhe kur nxjerr pasaportën dhe nuk duhet të gënjejë dhe të ndihet krenar, edhe për ekipin e futbollit. Kështu që as unë dhe as kryeministri nuk kemi pikën e kompleksit që ky vend falë lidershipit të PS është dita me natën. Dita me natën edhe te drejtësia, e vetmja gjë që po them është nuk ka njeri që është 100 % i zi dhe 100% i bardhë. Të shkosh para bashkisë dhe të kërkojë dorëheqjen Ilir Meta që sot është në një kufi mes një gjendje klinike dhe një gjendje histerike. Ai nuk e di në cilën shkon në institucione penale apo shëndetësore. Të vijë Argita me stilin ala Mjaft më ‘lironi babin’, pra SPAK dhe ky Altin Rama, siç thotë Saliu, qenka burrë i poshtër kur arreston babin, po me këta të bashkisë mirë ia bëri. Kjo më duket hipokrizi shumë e madhe”, tha Veliaj.
Kryebashkiakiu u shpreh se do të jetë drejtësia ajo që do të thotë fjalën e fundit për ish-zyrtarët, ndërsa theksoi se ka ikur koha e PD-së kur ata që kërkonte drejtësia mbaheshin në paradhomën e kryeministrit. “Nëse ne duam të bëjmë në 2024, që kryeministri dhe kryetari i bashkisë të sillen si agjentë të sigurimit dhe që pastaj të gjithë gazetarët të sillen si SHIK-sa, kjo është një parti apo ky është një kryeministër që e mbylli Zërin e Popullit, qofte edhe që mos t’u kujtonte njerëzve, faktin që ti në momentin që të rrëshkiste pak këmba retushohesh nga ajo parti. Ajo që jam duke thënë nuk është mbrojtje dhe nuk po hedh një koperturë defensive, thjesht po them për 99 punë, të mrekullueshme të këtij qyteti, qoftë edhe rruga që erdhën deri këtu, ku këta çuna janë qëlluar edhe me blumba nga zaptues të kësaj rrugë meritojnë mirënjohje. Ka një çështje që duhet sqaruar, çfarë lidhjesh kanë patur me këtë kompaninë. Nuk po akuzohet njeri se puna nuk është bërë, as ndonjë dëm shtetëror, pyetja është vjehrri, vjehrra, kanë patur një lidhje? Dhe për këtë tre cunat janë në Fier, kurse në jemi këtu, në Tiranë. Dhe kjo është diferenca mes atyre që çunat e tyre nuk i conin në paraburgim, por i mbanin në paradhomë të kryeministrit”, tha Veliaj.