Politikë

Kreu i KQZ thirrje Metës, Ramës e Bashës pas incidentit në Kavajë: Sa më afër zgjedhjeve, aq më qetë të shfaqen

Kreu i KQZ thirrje Metës, Ramës e Bashës pas incidentit në

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi komentoi incidentin e djeshëm në selinë e PD në Kavajë ku mbeti i plagosur sekretari i PD për qytetin.

Celibashi i bëri thirrje Ramës, Metës e Bashës të tregojnë vetëpërmbajtje.

'E vetmja gjë që mund të them është që udhëheqësit politikë kanë shumë në dorë në këtë situatë, sa më të qetë aq më mirë kontribuojnë tek mbështetësit e tyre. Nuk e di se ndoshta mund të mos kem asnjë pozitën institucionale për ta adresuar, është shumë e rëndësishme të kenë vetë përmbajtje, kryeministri, presidenti, lideri i opozitës, ka secili karatin. Sa më afër zgjedhjeve, aq më qetë të shfaqen. Të gjithë dëmtohemi nëse zgjedhjet në 25 bëhen në tension'.

*Tiranapost.al.