Sot kryeministri Edi Rama ishte në Prishtinë në konferencën e zhvilluar në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe ish-kryeministri i italisë, Masimmo D’Alema.
Kryeministri u takua edhe me kryebashkiakun e Prishtinës Përparim Rama, i cili i dorëzoi 'Çelësin e Qytetit'.
Por të gjithë vëmendjen e mori një takim që nuk bëri dhe jo takimet që bëri.
Albin Kurti nuk e priti Edi Ramën, shkruajtën shumë media në Kosovë.
Ndërkaq nga zyra e Kurtit thuhet se ka patur një ftesë që s'është pranuar nga Rama.
"Kryeministri Kurti, Zyra e tij, e ka ftuar Kryeministrin Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor. Kryeministri Rama, përkatësisht Zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Kryeministri Rama është pyetur nga gazetarët në Kosovë në lidhje me Kurtin.
Gazetarët në Kosovë: Si e ke marrëdhënien me vëllain e vogël(Kurtin)?
Rama: Vëllain e kam në Tiranë, Olsi Rama.