Politikë

Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Më mirë shekspiriane se një bastard që nuk njeh fëmijën e tij

Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Më mirë shekspiriane se

Më mirë shekspiriane se një bastard që mohon fëmijën e tij, kështu iu përgjigj Monika Kryemadhi deklaratave të kryeministrit Rama i cili nga Kuvendi ironizoi duke thënë:

Nuk u bë dhe nuk u harxhuan milliona eurot dhe që Lady Makbeth i sheh në filxhan dhe kur ajo të vijë bashkë me Hamletin të jesh apo të mos jesh, nuk do të jenë më.

Monika Kryemadhi në deklaratë për shtyp i kërkoi Ramës të largohej.

Lexoni deklaratën e Kryemadhit:

Më mirë shekspiriane se një bastard që mohon fëmijën e tij, nuk do të ndalet njeri pa e shpaguar atë që u ka bërë qytetarëve. Kulmi i rrënojave të tij arriti në trashëgiminë kulturore, shkatërroi sistemin arsimor. Ky njeri që  i është servirur shoqërisë sonë si një njeri modern, me mendje të hapur, por nuk ishte gjë tjetër veçse një shkatërrues i të ardhmes së shqiptarëve. Nuk është shumica, por grabitës e hajdut i shumicës, ky nuk është gjë tjetër veçse një njeri që ka kopjuar. Unë nuk e çliroj dot Ramën nga varësia e vijave të bardha, Edi ik, çliro shpirtin tënd. Unë e di që ti je peng, që e ke shitur Shqipërinë për hallin tënd, halli yt nuk është halli i shqiptarëve. Shqipëria është e shqiptarëve dhe nuk është as e jotja, por vetëm e shqiptarëve.